Pyetja: Cili është vendimi për gratë që blejnë nga dyqanet që shesin rroba vetëm për burra, këmisha që zakonisht vishen nga njerëz që vijnë nga Britania dhe që duken si rroba grash? A konsiderohet ky si imitim i burrave?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut!

Në qoftë se një grua ble rroba të burrave për t’i veshur, ky është një lloj imitimi ndaj burrave, në qoftë se këto rroba janë të veçanta dhe zakonisht vishen nga burrat, siç është veshja e përgjithshme (“galebia” ose “dishdasha”) ose këmisha. Mirëpo në qoftë se është veshje që mbahen nga të dy, burrat dhe gratë, atëherë nuk ka asgjë gabim në këtë, siç janë pizhamet dhe veshje të tjera që vishen nga të dy palët.

Në përgjithësi, do të thoja se gjithçka që është vetëm për burra nuk është e lejuar që të vishet nga gratë, ose në qoftë se një grua është e detyruar nga nevoja, si në disa vende muslimane ku është varfëri e madhe në qoftë se një grua gjen një rrobë që nuk është e tejdukshme dhe nuk e tregon formën e trupit të saj dhe e mbulon atë siç duhet dhe konsiderohet si veshje e burrave në disa vende muslimane, atëherë nuk ka asgjë gabim që ajo ta veshë, sepse e ka bërë nga domosdoshmëria dhe nevoja për ta mbuluar auretin, sepse ky është rast i domosdoshmërisë, e jo në rrethana normale.

/Hoxhë: Ibrahim al-Khudajri por revistën al-Da’wah botimi nr. 1762, 37/