Pyetja: Nëse dikush vendos një antenë satelitore (Dish TV) në shtëpinë e tij dhe ka grua e fëmijë, a hyn ai në kategorinë e dejjuthit?

Përgjigjja:

Falënderimi i plotë i takon Allahut, Zotit të botëve…

Nëse qëllimi i vendosjes së antenës satelitore është shikimi i kanaleve të lejuara, lajmeve ose programeve të dobishme, atëherë kjo nuk ka asnjë lidhje me cilësimin dejjuth. Kjo sepse antena është thjesht një mjet, i cili mund të përdoret si për mirë, ashtu edhe për keq. Nëse blihet me qëllim përfitimin nga përmbajtje të mira, të dobishme dhe të lejuara, atëherë nuk ka asgjë të keqe në të. Përndryshe, përdorimi i saj është i ndaluar.

Sa i përket neglizhencës së burrit ndaj kanaleve që përmbajnë pornografi dhe materiale të tjera të ndaluara, moskokëçarjes së tij për rrezikun që këto përmbajtje paraqesin në prishjen e familjes së tij, ose pranimit të përmbajtjeve të pahijshme dhe imorale për ta, si edhe moskryerjes së detyrës së tij për t’i udhëzuar dhe këshilluar anëtarët e familjes, kjo konsiderohet neglizhencë në përmbushjen e përgjegjësisë dhe tradhti ndaj amanetit. Nuk ka dyshim se burri është përgjegjës për ata që janë nën kujdesin e tij.

Megjithatë, gjykimi ndaj një personi duke e cilësuar dejjuth kërkon që të plotësohet kuptimi i plotë juridik (sheriatik) i këtij termi. Ky cilësim nuk mund t’i jepet dikujt vetëm pse është neglizhent, i mposhtur nga rrethanat ose i pavetëdijshëm për seriozitetin e kësaj çështjeje.

Dejjuthi, sipas juristëve islamë – siç përmendet në Enciklopedinë Kuvajtiane të Fikhut – është: “Burri që nuk ka xhelozi mbrojtëse (gajret) për familjen dhe gratë që i ka mahrem.”

Burimi islamweb.net / Solli në gjuhën shqipe pergjigje.net

Lexo kush konsiderohet dejuth:👇

Kush është dejuz(dejuth)?