Pyetja:

A konsiderohet përgojim paralajmërimi kundër një njeriut që bën mëkate haptas dhe është i njohur tek njerëzit për këso gjëra, përgojim për të cilin do të merren në përgjegjësi Ditën e Ringjalljes?

***

Përgjigja:

Nëse situata është ashtu siç e përmendët dhe ai paralajmëron kundra tij me qëllim që ata që sʹe njohin të mos mashtrohen prej tij – kjo është e lejueshme. Por, nëse kjo bëhet për argëtim dhe për të kaluar kohën e gjëra të ngjashme, atëherë sʹështë e lejueshme.

Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva [26/8]