Pyetja:

A bën gjynah ai person i cili jeton më jomuslimanët dhe nuk i fton (thërret) ata në fenë Islame?

***

Përgjigjja:

S’ka dyshim që ky person ka lënë pa kryer një detyrë të domosdoshme (vaxhibin). Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të ftojmë (thërrasim) në Islam.

Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në Allahun.” (Ali Imran: 110)

Është shumë e lehtë që mjekët ta pranojnë fenë Islame. Prandaj, unë ju këshilloj ju që të ftoni për në fenë Islame. Këtë duhej ta kisha përmendur më parë me këshillat e mësipërme, që t’u bëhet thirrje për në fenë islame atyre (mjekëve) të krishterë apo edhe të ndonjë feje tjetër qofshin. Duhet t’u jepni atyre libra nga ata që ju i lexoni, apo edhe të përkthyer në gjuhën e tyre. I Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë Ali bin Ebi Talibit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): “Sikur Allahu të udhëzojë nga duart e tua qoftë edhe një njëri të vetëm, është më e mirë për ty sesa devetë e kuqe.” [1]

Devetë e kuqe simbolizojnë pasurinë më të shtrenjtë për arabët. Këshilla ime për ju është që t’u bëni thirrje atyre në fenë islame. Të paktën, ta njohin Islamin si fe, se, në të kundërtën, do të thonë” “Secili prej nesh ka fenë e vet dhe nuk është nevoja që dikush të ftojë të tjerët për në fenë e tij”. Duhet bërë kjo detyre, edhe nëse e shikon të dobishme ta ftosh këtë njeri në shtëpinë tënde. Pra, nuk ka problem.

Komisioni për kërkime shkencore dhe fetva

Përktheu: Unejs Sheme

————————-

[1] Buhariu