Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Po. Lejohen marrëdhëniet intime në toalet/banjo, e sidomos në epokën tonë kur toaletet janë nganjëherë me ambient shumë të pastër dhe të zbukuruar, madje edhe me aroma të mira!
Ajo që ndalohet është që të bëhet dhikër brenda në toalet, mirëpo të përmendet Allahu para hyrjes në të, duke thënë dhikrin e posaçëm që bëhet para hyrjes në banjo, e nëse hyn me nijetin e përmendur në pyetje, atëherë ta thotë para se të hyjë edhe lutjen përkatëse që duhet të bëhet para se t’i afrohet bashkëshortes.
Megjithatë, më e saktë do të ishte që kjo gjë të mos praktikohet shpesh, për shkak të rrezikut që toaletet në përgjithësi frekuentohen nga xhindet.
Allahu e di më së miri!

Hoxhë Hekuran Helshani