Pyetja: Përshëndetje! Jam nënë e katër fëmijëve me mosha të vogla dhe kam abortuar një fëmijë në javën e gjashtë. A kam gjynah, sepse nuk po mundem t’ia dal me rritjen e fëmijëve? Arsyeja ime nuk lidhet me kushtet ekonomike, por me faktin se më duhet vazhdimisht të jem në lëvizje me fëmijët e tjerë për në shkollë dhe për t’u qëndruar gati. Të lutem, më tregoni si konsiderohet kjo sipas Islamit.

Përgjigjja: Abortimi i qëllimshëm vetëm për këtë arsye është mëkat dhe gabim. Çdo besimtar që ka marrë një vendim të tillë duhet të pendohet sinqerisht tek Allahu i Madhëruar (Dhul Xhelal).

Fëmija sjell me vete bereqetin prej Zotit, ndërsa Allahu i Lartësuar u jep prindërve fuqi e durim për rritjen e fëmijëve dhe ua lehtëson të gjitha vështirësitë e kësaj jete.

Hoxhë Bekir Halimi