Pyetja: A lejohet agjërimi i muajit të Ramazanit me qëllim të dijetës?

Përgjigja:
❌ “Kush agjëron me qëllim (vetëm) që të ketë një shëndet të mirë apo që të ulë nga pesha e tij, ky nuk konsiderohet agjërim i ligjësuar (fetarë)!”
✅ Ngase agjërimi i ligjësuar në islam është: të adhuruarit e Allahut me të (¹), nga personi i caktuar (²), duke e ndaluar veten nga ato çfarë e prishin agjërimin (³), nga agimi i mëngjesit e deri në perëndimin e diellit (⁴).

📝 Komentimi i definicionit të agjërimit (të lartpërmendur):
¹ Të agjërojë për hirë të Allahut me besim e vërtetësi në premtimin e Allahut dhe shpresë në shpërblimin e Tij.
² Nga ai që prej tij kërkohet (obligohet) agjërimi.
³ Ky është agjërimi i vërtetë.
⁴ Kjo është koha e caktuar e agjërimit.

 

🔊 Dr. Sulejman Rruhejli, Allahu e ruajttë!
📚 (Sherh ‘Sahihut-Tergibi uet-Terhib’)

Përktheu: Arbër Morina