Pyetja:

A lejohet autopsia e trupave të vdekur?

***

Përgjigjja:

Kjo çështje mund të ndahet në tre kategori:
– autopsia në rastin e një hetim krimi
– autopsia në rastin e një hulumtimi për një sëmundje infektuese, në mënyrë që të
merren masa parandaluese bazuar në këtë hulumtim, që të mbrohen të tjerët nga kjo
sëmundje
– autopsia për qëllime shkencore, për mësim
Pas një shkëmbimi pikëpamjesh, diskutimi dhe studimi të kësaj çështjeje, Këshilli ka
vendosur siç vijon:
Sa u përket dy kategorive të para, Këshilli mendon se lejimi në këtë rast i shërben
dobisë në fushat e sigurisë, të drejtësisë dhe të mbrojtjes së shoqërisë nga sëmundjet
infektuese – prerja e trupit të vdekur bie në rëndësi krahasuar me shumë dobi publike,
të cilat u shërbejnë këtyre qëllimeve.
Prej këtu, Këshilli janë të një mendjeje se është e lejueshme të bëhet autopsia e trupit për
këto qëllime, meqë Islami ka ardhur për të arritur dhe për të shtuar dobinë e njerëzve.
Dhe, meqë synon të keqen më të vogël për ta larguar të keqen më të madhe, atëherë,
nëse ka konflikt dobish, duhet zbatuar dobinë më të madhe. Po ashtu, sepse autopsia
apo prerja e kafshëve të tjera veç njerëzve s’mund të zëvendësohet me autopsinë e
njerëzve, dhe ngaqë autopsia u shërben shumë qëllimeve në përparimin shkencor, në
shumë fusha të mjekësisë. Atëherë, Këshilli beson se është e lejueshme autopsia e trupit njerëzor në përgjithësi, ngaqë Islami i kushton vëmendje të madhe dinjitetit të muslimanit, si në vdekje, ashtu edhe në jetë, për shkak të transmetimit të treguar nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Të thyesh ashtin e të vdekurit është sikurse të thyesh atë kur ai është i gjallë.” [1]
Ngaqë autopsia përfshin cenim të dinjitetit dhe ngaqë s’ka domosdoshmëri për autopsinë e tyre sepse ka mundësi të përdoren trupa që s’mbrohen nga Sheriati, Këshilli beson se autopsia duhet të kufizohet në trupa të tillë, jo në trupa që mbrohen nga Sheriati.”

Këshilli i dijetarëve të mëdhenj në Arabinë Saudite, “el-Buthuh el-Ilmije”

Përktheu: Udha e Besimtarëve

—————————–

[1] Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe