Pyetje:

A është e lejueshme që gruaja të zbulohet(pa mbulesë) para vëllezërve apo kushërinjve të burrit të saj?


Përgjigjja:

Nuk i lejohet gruas që të zbulohet para vëllezërve apo kushërinjve të burrit të saj, edhe nëse ata janë njerëz të mirë dhe të devotshëm, sepse Allahu i Madhëruar i ka përcaktuar ata meshkuj, para të cilëve i lejohet gruas që të zbulohet; vëllezërit e burrit të saj nuk bëjnë pjesë aty:

“Ato nuk duhet t’ua shfaqin bukurinë e tyre askujt tjetër përveçse burrave të tyre, baballarëve të tyre, baballarëve të burrave të tyre, djemve të burrave të tyre, vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre, grave të tyre, robëreshave që kanë në pronësinë e tyre, shërbëtorëve meshkuj që nuk ndjejnë nevojë për femra, apo fëmijëve që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë.” (En-Nur: 31)

Në ajetin e sipërm, Allahu i Madhëruar nuk ka bërë dallim mes të devotshmëve dhe jo të devotshmëve, për të ruajtur nderin e muslimanëve dhe për të mbyllur rrugët që shpien te imoraliteti. Kur u pyet për vëllain e burrit, Profeti (paqja qoftë mbi të) tha:

“Vëllai i burrit është si vdekja.”


Burimi:/Komisioni i përhershem për fetva/