Pyetja:

Po ju shkruaj duke ju pyetur rreth hadithit:
“Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: Personi që i bashkon dy namaze pa ndonjë arsye të fortë, ai mbërrin në njërën nga dyert e mëkateve të mëdha (kebaireve).” Pra, unë do të doja të dija se nëse ky hadith është i fuqishëm (i vërtetë) apo i dobët dhe në cilin prej librave të hadithit gjendet hadithi në fjalë?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahu, Mëshiruesit, Mëshirplotit.

Hadithi të cilin e keni përmendur ju gjendet në Sunen Et-Tirmidhi.

“Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Secili që i bashkon dy namaze pa ndonjë arsye, ai ka mbërritur në njërën nga dyert e kebaireve (mëkateve të mëdha).” [1]

Umer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), u shkroi zonave të largëta duke i ndaluar që t’i bashkonin dy namaze dhe duke i informuar se bashkimi i dy namazeve (pra falja e tyre – shën. i përkth.) në një kohë është nga mesi i mëkateve të mëdha. [2]

Imam Tirmidhiu pasi që e transmeton hadithin, deklaron se dijetarët e fesë veprojnë sipas këtij hadithi.

Allahu e di më së miri!

Abdu’l-Adhim bin Abdu’rr-Rrahman, e kontrolloi dhe e aprovoi Mufti Ibrahim Desai

Përktheu: Daim Abazi

——————————–

[1] Tirmidhiu

[2] Muvatta, imam Malik