Pyetja:

A u lejohet studentëve për shkak të angazhimeve të tyre të shumta ta falin namazin e akshamit dhe jacisë bashkë?

***

Përgjigjja:

Allahu thotë në Kuran: “Namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (Nisa, 103)

Kohët e caktuar e që i kemi 5 kohë namazi, e që fillon nga hyrja e atij namazit deri në hyrjen e namazit tjetër. Gjatë kësaj kohe mundesh të falesh kur të duash por preferohet të falësh në fillim të saj. Andaj, në rastin tuaj nuk lejohet t’i bashkosh namazet.

Dr. Shefqet Krasniqi