Pyetja:

Disa njerëz kur duan të falin namazin nijetin e bëjnë me gojë. A është e lejuar një gjë e tillë apo jo?

***

Përgjigjja:

Bërja e nijetit me gojë për faljen e namazit është bidat (risi) i shpikur në fenë e Allahut. Të thuash nijetin për namaz: E bëra nijet me falë farzin e jacisë katër rekate, farzin e drekës dhe ikindisë katër rekate, farzin e sabahut dy rekate dhe farzin e akshamit tre rekate, të gjitha këto janë bidate, ngase Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij nuk e vepronin një gjë të tillë. Është transmetuar se Pejgamberi ﷺ u kthye në drejtim të kibles dhe ka marrë tekbir, njëherit ky veprim argumenton se para marrjes së tekbirit i Dërguri i Allahut ﷺ nuk ka folur asgjë, qoftë edhe fjalën: E bona nijet me falë filan namazin farz, etj.

Në hadithin që e transmeton Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) e cila thotë: “Pejgamberi ﷺ fillonte namazin me tekbir dhe vazhdonte me leximin e sures el fatiha (elhamdulilahi rabilalemin).” [1]
Ky hadith argumenton se Pejgamberi ﷺ nuk ka ka bërë nijet me gojë: E bëra (vendosa) nijet me falë filan namazin, etj. Dijetarët e hadithit thojnë se po të hulumtojë njeriu hadithe të sakta, të dobëta, të shpifura në lidhje me lejueshmërin e bërjes së nijetit me gojë për namaz nuk do mund të gjejë se Pejgamberi ﷺ e ka bërë nijetin me gojë para fillimit të namazit, qoftë farzin apo sunetin. As Pejgamberi ﷺ, as sahabët e as tabi’inët nuk e kanë bërë nijetin me gojë, dëshmon që bërja e nijetit me gojë është bidat (risi).

Fjala e Allahu e hudhë poshtë këtë bidat, ku thotë Allahu: “Thuaju (atyre): “Vallë, a ju ta lajmëroni Allahun për besimin tuaj, e Allahu i di të gjitha çka ka në qiej dhe në Tokë! Allahu është i dijshëm për çdo gjë.” (Huxhurat: 16)
Mos harro se Allahu e di çfarë qëllime ke, nuk ke nevojë t’i tregosh Allahut se po e fali farzin, sunetin, ngase Allahu është i gjithëdijshëm për çdo gjë.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Allahut e keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i frikësohet Allahut dhe Ditës së Kiametit, dhe i cili e përmend shumë Allahun.” (Ahzab: 21)

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani

——————–

[1] Muslimi