Pyetja:

Një person dëshiron tʹi shesë gjëra të vjedhura blerësit i cili e di se ajo është e vjedhur. A është blerësi mëkatar, nëse e blen atë?

***

Përgjigjja:

Nuk është e lejuar blerja e gjërave për të cilat dihet se janë të vjedhura, por është detyrë që blerësi ta këshillojë atë (vjedhësin) dhe ta këshillojë që tʹua kthejë atyre që u janë vjedhur, dhe të ndihmohet me emirin (prijësin, autoritetet), nëse këshilla nuk i bën dobi.

Shejh Ibn Baz, “Fetava” 19/ fq. 91

Përktheu: Ergin Shala