Pyetja:

A lejohet ndëgjimi i muzikës dhe shikimi i telonovelave televizive në të cilët ekspozohen gratë? Cili është qëndrimi i islamit në lidhje me këto dy çështje?

***

Përgjigjja:

Të dëgjuarit e muzikës është haram dhe nuk ka fare dyshim në këtë që themi. Transmetohet nga të parët tanë të ndershëm- (sahabët, tabiinët), të cilët janë të një zëri se muzika dhe të ndëgjuarit e saj, mbjellë dyftyrësi (nifak) në zemrën e muslimanit.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t’u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues.” (Lukman, 6)
Ndërsa Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të) në lidhje me tefsirin e ajetit ka thënë:
“Betohem në Allahun pos të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë se këtu është për qëllim muzika.”

Pastaj, duhet të dini se tefsiri i sahabiut është argument i cili qëndron në gradën e tretë të tefsirit. Pse themi kështu?
Sepse, tefsiri ka tre gradë:
1- Shpjegimi i Kur’anit me Kur’an.
2- Shpjegimi i Kur’anit me sunet.
3- Si dhe, shpjegimi i Kur’anit me fjalët e sahabëve.

Ndërsa, disa njerëz të dijes kanë arritur deri aty saqë thonë se tefsiri i sahabëve ka gjykimin e lartësimit të një gjëje dhe mbetet spjegimi ashtu si kanë thënë sahabët.
Mirëpo, ajo e cila qëndron dhe mendoj se është më e sakta, është se nuk e ka (tefsiri sahabiut) gjykimin e lartësimit (dmth që nuk guxon të ndryshohet), porse është fjala (tefsiri sahabiut) më afër të saktës (komentim,spjegim ajeti,etj).

Nëse ti si musliman toleron vetën, familjën të dëgjosh muzikë, atëherë ruana Zot, ti bëhesh pjesëtar i asaj që na ka paralajmërur Pejgamberi,- sal-llahu alejhi ve selem!-, me thënien e tij, ku thotë:
“Vërtetë prej umetit tim do të vijnë njerëz të cilët do ta bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore.” [1]

Kuptojmë se e bëjnë të lejuar zinanë, alkoolin, mëndafshin e ata janë burra, e nuk u lejohet atyre mëndafshi dhe veglat muzikore janë ato me të cilat dëfrehen e njerëzit .
Andaj, duke u bazuar në këtë, ua drejtojë këshillën time vëllezërve dhe motrave të mi/a musliman/e, që të kenë kujdes prej dëgjimit të muzikës dhe të mos mashtrohen nga fjalët e disa njërëzve të ashtuquajturit njerëzit e ‘’dijes’’, të cilët me mendjelehtësinë e tyre i kanë bërë të lejuara veglat muzikore, përkundër faktit se argumentet për ndalimin e veglave muzikore janë të qarta dhe të prera.

Ndërsa, sa i përket shikimit të telenovelave, në të cilat shfaqen femra, nuk ka pikë dyshimi se ato janë haram, për aq kohë sa në të ka fitne dhe janë të lidhura me femrën.
Zakonisht, duhet të dini se të gjitha ato(telenovelat) dhe shikimi i tyre janë të dëmshme, edhe nëse në të burrat nuk i shohin gratë apo gratë nuk i shohin burrat, në të shumtën e rasteve qëllimi i tyre është që ta prishin shoqërinë nga aspekti i sjelljes dhe i moralit dhe t’i shpiejnë njerëzit drejt shthurjes dhe degjenerimit.

Në fund, e lus Allahun që t’i ruajë muslimanët prej sherrit të tyre (telenovalave dhe veglave muzikore).
Gjithashtu lusim Allahun që ti përmirësojë udhëheqësit e çdo vendi ku gjinden muslimanët, për arsye se; Përmirësimi i tyre (udhëheqësve) është përmirësim edhe i muslimanëve.
Allahu është më i Dituri.

Shejh Muhamed bin Salih El Uthejmin
Përktheu: Suad B. Shabani

—————————————————————————————–

[1] Buhariu, 30/4.