Pyetja:

A lejohet motra muslimane të veshë rroba të ngushta para grave dhe mahremave të saj?

***

Përgjigjja:

Veshja e rrobave të ngushta përmes të cilave duket dhe shfaqet bukuria e gruas, atëherë kjo është haram (ndaluar).
Themi kështu, sepse i Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë:
“Dy lloje prej banorëve të zjarrit nuk i kam parë ende: burra me kamxhik si bishti i lopës që godasin me të njerëzit (armiqësisht e padrejtësisht), si dhe gra të veshura por të zhveshura…” [1]
Si e kuptojmë dhe si spjegohet fjala e Muhamedit, ﷺ: “Të veshura por të zhveshura”.
Sepse, ato vishen me rroba të shkurtëra të cilat nuk e mbulojnë atë që është obligim të mbulohet prej pjesëve të turpshme të grave.

Gjithashtu, është qartësuar se ato vishen me rroba përmes të cilave duket lëkura e gruas. Njashtu se ato veshin rroba të ngushta të cilat e mbulojnë trupin, porse ato i nxjerrin qartazi bukuritë e gruas.
Pra, për këto dhe shumë arsye të tjera, nuk i lejohet motrës muslimane të vishet me këto rroba të ngushta, përpos para burrit të saj, sepse mes saj dhe burrit të saj nuk ka turp (lejohet të shihen të gjitha pjesët e trupit mes bashkëshortëve).
Allahu i Lartësuar thotë:
Ata të cilët i ruajnë organet e veta gjenitale, përpos (në martesë) me gratë e tyre ose me skllavëreshat e tyre, (për këto) ata nuk janë të qortuar. ” (Muminun: 5-6).
Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të!, ka thënë:
“Pastrohesha (lahesha) unë dhe i Dërguari i Allahut, ﷺ prej xhunubllëkut – nga e njëjta enë dhe përziheshin duart tona me njëra tjetrën gjatë pastrimit.” [2]
Këtu na bëhet e qartë se nuk ka turp mes burrit dhe gruas së tij.
Ndërsa, sa i përket daljes para grave dhe mahremëve të saj, motra e ka obligim të mbulojë auretin e saj, njashtu nuk lejohet të dalë me veshje të ngushta dhe të tejdukshme as para grave as mahremave të saj, nësa janë aq të ngushta dhe tejdukshme sa duken bukurit e saj dhe avreti i saj.

Shejh Uthejmini
Përktheu: Suad B. Shabani

————————–

[1] Muslimi
[2] Buhariu