Pyetja:

Nëse dikush nga muslimanët ka një motër e cila është e martuar për një varfanjak, a është e lejueshme që ajo të marrë zekatin nga vëllezërit e saj?

***

Përgjigjja:

Mbështetja financiare e gruas është përgjegjësi e burrit të saj. Nëse ai (burri) është i varfër, vëllezërit e gruas së tij mund t’i japin hise nga zekatin për ta harxhuar atë për veten e tij, për gruan e tij dhe për vartësit tjerë. Vëllezërit e kësaj gruaje mund t’ia japin asaj një pjesë të zekatit për ta harxhuar atë për vetveten, për burrin e saj dhe për fëmijët e saj. Për më shumë, nëse kjo grua ka para për të cilat duhet dhënë zekatin, ajo mund t’ia japë atë burrit të saj për ta harxhuar atë në vartësit e tij.

Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed ﷺ, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva

Kryetar: AbdulAziz Ibn Baz
Zëvendëskryetar: Abdur-Rezak Afifij
Anëtar: Abdullah ibn Mani