Pyetja:

A lejohet fetarisht ngrënia e mishit të Iriqit?

***

Përgjigjja:

Allahun e falënderojmë, paqja dhe bekimi qofshin mbi Muhamedin, ﷺ.

Iriqi tek dijetarët llogaritet prej kafshëve që kanë gjak që rrjedh dhe sa i përket ngrënies së mishit të tij ka divergjencë te dijetarët musliman. Disa prej tyre e kanë lejuar dhe disa e kanë ndaluar. Por mendimi më i saktë, edhe pse Allahu e di më së miri, është mendimi që lejon ngrënien e mishit të iriqit, pasi ta therë atë duke u mbështetur në parimin bazë të lejimit dhe se nuk është fëlliqësirë ose gjë e gërditshme.

Allahu i Madhëruar thotë:

“… e Ai ju sqaroi juve se çka është e ndaluar për ju, …” (Enam: 119)

Kurse iriqi nuk është në mesin e ushqimeve të ndaluara të cilat Allahu na i ka sqaruar në mënyrë detale.

Iriqin si ushqim dhe shëndet e kanë përmendur edhe në librat e vjetër të medicinës siç qëndron në Kanunin e Ibën Sinës, etj.

Të këtij mendimi është edhe Shejh Ibën Bazi, Shejh Feuzani dhe të tjerë.

Bekir Halimi