Pyetja:

Disa duke e ditur prejardhjen e tyre dhe përkatësinë kombëtare deklarohen se i përkasin një kombi tjetër. Çfarë thotë feja islame për këtë gjest?

***

Përgjigjja:

Nuk lejohet që njeriu duke e ditur se i takon një kombi, të deklarohet se i takon një kombi tjetër.

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush thirret në emër të dikujt tjetër përveç babait të tij duke e ditur se nuk është babai i tij, xheneti është haram për të.” [1]
Gjithashtu ka thënë: “Kush thirret në emër të dikujt tjetër përveç babait të tij apo thotë se e ka liruar dikush tjetër nga robëria, atij i takon mallkimi i Allahut, i melaqeve dhe i gjithë njerëzve. Allahu nga ai nuk pranon, as farzet, as nafilet”. [2]

Shejh Ibn Uthejmini ka thënë: Njeriu e ka për obligim të identifikohet sipas përkatësisë që i takon, familjes, babait, gjyshit dhe nuk i lejohet të identifikohet me fis tjetër.

———————————

[1] Sahihul Buhari nr. 4326

[2] Sahihu Muslim nr. 1370

Comments are closed.