Pyetja:

A lejohet fshirja e fytyrës me duar pasi ta përfundojmë duanë, lutjen!?

***

Përgjigjja:

Jo, fshirja e fytyrës pas lutjes është më e udhës që mos të praktikohet, një veprim i tillë nuk është i obliguar as i pëlqyer në islam. Sepse, hadithet që janë transmetuar në lidhje me fshirjen e fytyrës me duar pas përfundimit të duave janë të dobëta. Ndërsa, imam Ibën Tejmije, ka thënë: “Hadithet e dobëta nuk mund të përdoren si argument (në lidhje me lejimin e fshirjes së fytyrës me duar pas përfundimit të duasë). Nëse nuk jemi të sigurt apo mendojmë që është më e mundshme të mos jetë urdhëruar apo i pëlqyer në Islam ky veprim i tillë, atëherë është më mirë të mos veprohet ngaqë vendimet Islamike nuk mund të provohen në bazë të një supozimi të thjeshtë nga ana e dikujt, përveç nëse vie argumenti i qartë dhe i saktë”.
Dhe në fund, mendoj se fshirja e fytyrës pas përfundimit të lutjes nuk është Sunet.
Siç dihet mirë, Pejgamberi, [ﷺ] është lutur për rënien e shiut gjatë hutbes së xhumasë dhe ka ngritur duart, mirëpo nuk ka argument se ai, [ﷺ] ka fshirë fytyrën pasi ka përfunduar lutjet.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad B. Shabani