Pyetja:

A lejohet kopjimi në provim për studentët dhe nxënësit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.
Studentëve dhe nxënësve nuk ju lejohet kopjimi, sepse kështu merren nota false, pra diplomojnë edhe ata të cilët nuk kanë dituri. I Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që mashtron.” [1]

Kopjimi në provime ngërthen në vete disa dëme dhe mëkate, siç janë:
1. Marrja e asaj që nuk i takon (diploma).
2. Ngrënia e pasurisë pa të drejtë në momentin që punon me atë diplomë.
3. Dëmtimi i posteve, administratës dhe specializimeve për shkak të mos kualifikimit të drejtë.
4. Përfshirja në ryshfet dhe hyrja nën mallkim në momentin kur kopjuesi jep pasuri për t’iu lehtësuar rruga e kopjimit.
Është obligim për atë i cili është sprovuar me kopjim që të pendohet tek Allahu dhe të mos kthehet asnjëherë në atë vepër të shëmtuar.

Hoxhë Remzi Isaku

————————-

[1] Muslimi