Pyetja:
A lejohet marrja e abdesit me ujë të zemzemit?
***
Përgjigjja:
Po, lejohet marrja e abdesit me ujë të zemzemit. Divergjencat mes ulemave qëndrojnë tek pastrimi nga nevoja e madhe, lejohet apo jo?
Shumica e dijetarëve lejojnë pastrimin e nevojës së madhe me ujë të zemzemit, ndërsa medh-hebi Hanbeli janë të mendimit se një vepêr e tillë është mekruh tenzihen (e papëlqyer, e urrejtur), mirëpo nëse dikush nuk gjen ujë tjetër për pastrimin e nevojës së madhe, atëherë pastrimi i saj me ujë të zemzemit nuk prish punë inshallah.
Gjithashtu, marrja abdes dhe gusël, lejohet me ujë të zemzemit.
Shejh Abdullah el Humejdi
Përktheu: Suad Shabani