Pyetja:

A lejohet marrja e mallit me kredi?

***

Përgjigjja:

Themi se në esencë marrja e mallit me kredi, që ta bëjmë pagesën me këste, nuk ka kurrfarë ndalese dhe konsiderohet e lejuar në Islam. Kurse kredinë që e ndalon Islami është ai lloj në të cilin ka kamatë.

Ekziston konsensus (ixhma) te dijetarët se kamata është e ndaluar me të gjitha format e saj, pa marrë parasysh si mund të quhet ajo. Për këtë konsensus janë shprehur imam Neveiu, Ibën Mundhiri dhe të tjerët. Prandaj, themi se çdo lloj i kredisë që ka kamatë, apo nuk përmendet kamata, por nga ai akt nënkuptohet se ka kamatë, konsiderohet e ndaluar.

Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi