Pyetja:

A lejohet mbyllja e syve gjatë namazit?

***

Përgjigjja:

Mbyllja e syve gjatë namazit është mekruh (e urrejtur). Ajo është në kundërshtim me atë që bënte Resulullahu ﷺ, përveç nëse është me arsye, sikurse të ndodhë që të ketë përpara ndonjë zbukurim në mur apo shtrojë, apo të ketë dritë të fortë, e cila bie në sy. Fakti që i Dërguari i Allahut ﷺ, nuk i ka pas mbyllur sytë e tregon edhe hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se i Dërguari i Allahut , është falur në një rrobë me ngjyra dhe kur mbaroi namazin tha: “çojani këtë rrobe Ebu Xhehmit dhe më sillni rrobën e tij pa ngjyra sepse ajo më ka larguar përqendrimin në namaz.” [1]
Pra, fakti se ngjyrat e rrobës e kanë shpërqendruar Profetin, ﷺ, në namaz do të thotë se ai nuk i mbyllte sytë. Me rëndësi pra, nëse mbyllja e syve bëhet për ndonjë arsye, atëherë nuk prish punë, përndryshe është mekruh.

Shejh Ibn Uthejmin, “Kushtet e fesë” fq. 303