Pyetja:
A lejohet njëkohësisht të vrapoj dhe të dëgjoj Kuran?
***
Përgjigjja:
Të vraposh dhe të dëgjosh Kuran, lejohet. Por është e rëndësishme që gjatë vrapimit të jesh në rrjedha me dëgjimin e Kuranit, mos të jetë sikurse muzikë për ty. Sikurse shembull disa të rinjë kur vrapojnë e lëshojnë ndonjë muzikë, domethonë e dëgjon muzikën që të relaksohet me të. E ne nuk duhet vepruar në këtë formë.
Do të thotë lejohet fetarisht të vraposh dhe të dëgjosh Kuran, ngase Allahu thotë në Kuran:
“Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë…” (Al Imran: 191)
Andaj në çdo pozitë dhe vend të pastër lejohet të dëgjohen fjalët e Allahut.
Hoxhë Bedri Lika