Pyetja:
A obligohet shpagimi i umrexhisë i cili është në ihram, nëse i pastron duart me sapun gjatë periudhës së ihramit, dhe nëse i obligohet çfarë shpagimi është ai?
***
Përgjigjja:
Nëse i lanë duart me sapun, nuk obligohesh të shpaguash diçka, përpos sapunit i cili ka erë të mirë sepse ka sapuna pa erë, special për periudhën kur je me ihram dhe të ndalohen gjërat që kanë erë, siç janë: parfumi, shamponi, sapuni me erë, etj.
Nëse umrexhiu i pastron duart me sapun i cili ka erë dhe nuk e ka ditur që nuk lejohet kjo vepër, atëherë ai nuk obligohet me shpagim, sepse shpagimi anulohet si shkak i injorancës (mosdijes) së tij ose harresës.
Njësoj është sikurse njeriu i cili parfumoset gjatë periudhës së ihramit nga harresa ose mosdija e tij se kjo vepër nuk lejohet. (Edhe në këtë rast nuk obligohet me shpagim).
Do të thotë në këtë rast shpagimi bie si shkak i harresës dhe xhehlit (injorancës, mosdijes).
Shejh Abdullah El Humejdi
Përktheu: Suad Shabani