Pyetja:
A lejohet për udhëtarin tʹi bashkojë namazet ndonjëherë ndërsa herave tjera jo?
***
Përgjigjja:
Udhëtari që ndalet, mund të zgjedhë: nëse do, mund tʹi bashkojë namazet në kohën e
namazet më të hershëm apo tʹi bashkojë në kohën e namazit të mëvonshëm. Por, është më mirë për të të falë secilin namaz në kohën e vet, siç veproi Pejgamberi ﷺ në Mina gjatë haxhit të fundit të tij. Ai fali çdo namaz në kohë të tijin, sepse ai po qëndronte aty. Por, nëse ka nevojë për bashkimin e namazeve, sʹka gjë të keqe në këtë, sepse Pejgamberi ﷺ i bashkoi namazet gjatë ekspeditës së Tebukut, kur kishte ndaluar.
Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua” [21/281, 282]