Pyetja:

A lejohet përdorimi i këpucëve si sutre?

***

Përgjigjja:

Kjo nuk prish punë, përveç nëse në to ka papastërti apo dëm, atëherë nuk bën të përdoren si sutre, sepse i Dërguari i Allahut, ﷺ, ndaloi që adhuruesi të pështyjë përpara vetes. Mirëpo, nëse nuk ka ndonjë papastërti në to, atëherë nuk ka problem që tʹi merrni për sutër.

Shejh Ibn Uthejmin, ʺLikaʹtul‐babil Meftuhʺ, Darul Besireh, vëll.3, fq. 522

————————————–

[1] Buhariu nr. 504, 406 në kapitullin e Namazit. Muslimi nr. 547 në kapitullin e Faltoreve.