Pyetja:

A lejohet shikimi i serialeve që transmetohen në televizion?

***

Përgjigjja:

Muslimanit i takon të ketë kujdes për kohën e tij në atë që do t’i sjellë dobi atij në këtë jetë dhe Jetën e Përtejme, ngaqë ai është përgjegjës për kohën që e kalon; si e ka kaluar atë? Allahu i lartësuar thotë: “A nuk ju dhamë mjaft jetë, që kushdo që do të pranonte këshillën të mund ta pranonte atë?” (Fatir, 37)

Dhe sipas asaj që transmetohet në hadithe, një njeriu do të pyetet rreth jetës së tij dhe në çfarë e ka kaluar atë? [1]

Shikimi i serialeve është një humbje kohe, kështu që s’është me vend që muslimani të preokupohet me to. Nëse seriali përmban ndonjë gjë që është e ndaluar, atëherë shikimi i tyre është haram; siç është femra e bukur dhe e zbuluar, muzikë dhe vallëzim, si dhe serialet që bartin mendime të liga të cilat s’kanë të bëjnë me fenë dhe sjelljen e mirë. Po ashtu, kjo vlen edhe për serialet të cilat përmbajnë veprime dhe fjalë të paturpshme, që ndikojnë negativisht në sjelljen e mirë. Pra këto lloj serialesh s’janë të lejueshme të shikohen.

Shejh Salih el-Feuzan, El-Munteka min Fetaua”, vëllimi 3, faqe 346, fetvaja nr. 516

—————————

[1] Tirmidhiu