Pyetja:

Disa njerëz marrin para të gatshme që më parë nga kompania për të cilën ata punojnë, për t’i kthyer me këste me anë të zbritjes nga pagat e tyre, me qëllim të shkojnë në Haxh. Çfarë mendoni për këtë?

***

Përgjigjja:

Mendoj që ata s’duhet ta bëjnë këtë, ngaqë njeriu s’është i detyruar të shkojë në Haxh nëse ka borxh, e lere më të merr hua për të shkuar në Haxh. Mendoj që ai s’duhet të merr hua për të shkuar në Haxh, ngaqë në këtë rast, Haxhi s’është obligim për të. Kështu që ai duhet ta pranojë këtë lëshim të dhënë nga Allahu me mëshirën e tij dhe mos ta ngarkojë veten me hua për të cilën ai nuk e di se a do të mund ta paguajë apo jo. Ndoshta ai do të vdesë pa e paguar atë dhe ajo do t’i mbetet borxh.

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetaua” 21/93