Pyetja:

A lejohet ta falim namazin pas dikujt që shkruan hajmali?

***

Përgjigjja:

Nëse hajmalitë që ai shkruan përmbajnë vetëm Kuran dhe lutje të sakta, namazi i falur pas tij është i saktë. Duhet të theksojmë se veprimi i atij personi që shkruan hajmalia me Kuran, është gabim, sepse nuk lejohet mbajtja e nuskave. Por nëse nuskat përmbajnë shkrime apo simbole idhujtarie, nuk lejohet falja e namazit pas këtij personi (që i shkruan). Gjithashtu i duhet tërhequr vërejtja dhe i duhet sqaruar se ky veprim është shirk (idhujtari).

Komisioni i Përhershëm i fetvave 3/65

Përktheu: Shuajb Rexha