Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të lexuarit e talkinit për të vdekurin duke u bërë në këtë formë: “O Abdullah i biri i Abdijës, kujtoje dëshminë me të cilën ke dalë nga kjo botë duke kaluar në amshim: “La ilahe ilAllah ue enne Muhameden resulullah”! E kur të vinë dy melek dhe të pyesin ty: “Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është i profeti yt?” Ndërsa ti përgjigju atyre: “Allahu është Zoti im, Islami është feja ime dhe Muhammedi është profeti im, Qabja është kibla ime dhe myslimanët janë vëllezërit e mi”, dhe fjalë të tjera të ngjashme me këto. Të gjitha këto lexohen pasi të varroset i vdekuri dhe jo kur ta lexojnë suren Jasin në momentet e agonisë. A ka ardhur ndonjë hadith autentik në lidhje me këtë gjë, ngase ata që i lejojnë veprimet e tilla mbështeten në hadithe të cilat kanë kuptime të ngjashme?”

Përgjigje: “Udhëzimi i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem pas varrosjes së të vdekurit është kështu: ai dhe shokët e tij drejtoheshin kah varri i të vdekurit, pastaj i lutej Allahut që ta mëshirojë dhe ta forcojë të vdekurin dhe këtë gjë e kërkonte edhe prej shokëve e tij, por ai nuk ulej tek varri e të lexonte Kuran apo të lexonte talkinin.

Thotë Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!): “Leximi i talkinit për njeriun pas vdekjes nuk është vaxhib me konsensus dhe kjo nuk është prej punëve njohura të besimtarëve të kohës së të dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe Hulefave të tij. Por, kjo gjë është praktikuar ndonjëherë nga disa prej sahabëve, siç janë Ebu Umame dhe Uethileh bin el-Eska’. Gjejmë që disa nga imamët e ka përvetësuar këtë gjë nga këta, siç është Imam Ahmedi dhe disa prej pasuesve të tij. Të Imam Shafiut e preferojnë veprimin e tillë. Në anën tjetër, ka dijetarë të cilët e urrejnë këtë gjë për shkak se janë të bindur se veprimi i tillë është bidat. Nga kjo që e cekëm më lartë, konkludojmë se në këtë mesele janë tri mendime: preferohet, urrehet dhe lejohet. Mendimi i së lejuarës mendojmë se është më i drejti, ndërsa preferohet që të bëhet dua për të vdekurin, ngase për këtë ka inkurajuar profeti salAllahu alejhi ue selem.

Salatet dhe Selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij!”

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Burimi: “Fetaua Islamijeh” 2/51

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com