Pyetja:
A lejohet që njeriu të betohet “Pasha Kuranin”?
***
Përgjigjja:
Sikurse për cdo cështje që Islami na shpjegon dhe na e sqaron, po ashtu edhe për çështjne e betimit nuk na ka lënë të humbur. Por na e ka shpjeguar në detaje se si duhet të betohemi, në çka duhet të betohemi dhe kur duhet të betohemi.
Çështja e parë është porosi nga Islamit dhe nga Pejgamberit ﷺ që të mos përdoret për çdo gjë përveç se për gjërat me rëndësi dhe për gjërat që ka vlerë, Pejgamberi ﷺ është betuar siç ka ardhur në disa hadithe dhe kjo tregon se lejohet betimi.
Thotë Pejgamberi ﷺ: “Ai që ka nevojë të betohet le të betohet në Allahun ose le të heshtë.”
Kur themi vetëm në Allahun e Lartësuar, nuk kufizohet vetëm përmendja e Tij por dijetarët e kanë lejuar që të betohemi edhe në cilësitë e Zotit shembull:”Pasha cilësitë e Allahut!”
Cilësitë e Allahut janë të shumta gjithashtu edhe emrat e Allahut janë të shumtë dhe lejohet të betohemi duke thënë:”Pasha emrat e Allahut!”
Sa i përket pytjes, po lejohet të betohemi në Kuran apo në ndonjë nga suret e tij apo në ndonjë ajet, shembull të thuhet:”Pasha filan suren e Kuranit!” apo “Pasha filan ajetin e Kuranit!” apo në përgjithësi “Pasha Kuranin!”.
Kjo lejohet ngase Kurani është libër i shenjtë i Allahut të Lartësuar dhe cdo gjë që i përket Allahut lejohet që të betohemi në të. Dhe Kurani është fjalë e Zotit, e fjala e Tij është absolute dhe lejohet të betohemi në atë që është absolute.
Hoxhë Bedri Lika
Comments are closed.