Përgjigjje: Nuk është transmetuar nga i Dërguari salAllahu alejhi ue selem se pas çdo namazi të jetë lutur apo t’i ketë ngritur duart duke bërë lutje. Sikur të ishte e lejuar ai dhe shokët e tij do ta bënin.
Janë transmetuar disa dhikre dhe lutje të cilat i Dërguari salAllahu alejhi ue selem i ka bërë pas namazit (farz) pa i ngritur duart, si: All-llahum-me ein-nii alee dhikrike, we shukrike, we husni ibeedetik. Kjo dhe lutje të tjera të transmetuara janë sunet të thuhen.
Por, të bëhet traditë që pas çdo namazi të ngrihen duart duke bërë lutje, kjo nuk është prej sunetit të të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem.
Disa dijetarë e ndalojnë këtë rreptësisht dhe thonë: “I thua vetëm ato dhikre e lutje që kanë ardhur në sunet, jo të tjera.” E disa dijetarë e lejojnë të bëhet lutje nganjëherë, p.sh.: kur personi e fal namazin dhe ka nevojë ta lusë Allahun për diçka, atëherë për shkak të kësaj nevoje i ngrit duart dhe e lut Allahun pas namazit. Por, jo të bëhet kjo gjë traditë që gjithmonë ta lutësh Allahun pas namazit.
Hoxhë Lulzim Perçku




