Pyetje: A lejohet të fal namaz në një vend ku ka fotografi gjallesash ose skulptura të gjallesave?

Përgjigje: Kemi dëgjuar se ka disa bindje te njerëzit se namazi në një dhomë ose hapësirë ku ka kalendarë, fotografi në murë, se kinse namazi nuk pranohet. E vërteta rreth kësaj është se namazi është tamam dhe se kjo nuk ndikon në pranueshmërinë e namazit, sepse ti në esencë e adhuron Allahun dhe jo pikturën apo fotografinë dhe është obligative që këto fotografi, piktura të largohen prej dhomave ose zyrave tona dhe e jona është që ata që varin fotografi të gjallesave ti këshillojmë se kjo është e ndaluar, pasiqë thotë i Dërguari (sal-lAlahu alejhi ue sel- lem) ‘’Nuk hyjnë melekët në një shtëpi që ka fotografi (pikturë gjallese)’’.
Dhe poashtu është hadithi që i ka thënë Aishes (radijAllahu anha) kur ka parë një perde me pamje gjallese tek dhoma e saj me ç’rast i tha: ‘’Njerëzit që i kanë bërë këta dënohen në Ditën e Kijametit dhe ju thuhet atyre: Ngjallni këtë cka e keni krujuar’’.
Pra rrumbullakimi i cështjes është se namazi në këto hapësira është në rregull, por nuk është e pëlqyeshme që të falet namaz aty, e sidomos nëse ka hapësira tjera ku s’ka figura ose kryqe, por nëse s’ka hapësirë të tillë do e fal namazin në ato kushte ekzistuese.

Përgatiti: Enis Arifi/rizgjimi.com