Pyetja:

A obligohem ta fali namazin edhe në rastin kur punojë tërë ditën pa ndërprerë dhe rrobat i kam të papastërta ngase punoj në ndërtimatari?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahu. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.

Namazi mbetet obligim në çdo kohe dhe në çdo vend. Rrobat e papastërta nuk janë atëherë kur rroba shembull mund të njolloset me cimento apo me zallë, jo kjo është e pastërt. Papastërtia në kuptimin fetar është kur është e ndotur rroba jonë me ndonjë nga papastërtitë që dalin nga nevojat fiziologjike të njeriut. Por ju nuk e keni këtë problem, je duke punuar dhe i ke rrobat shembull me gëlqere apo me tjera ndotje nga përbërsit në ndërtimtari, nuk prishë punë ashtu falu. Andaj kjo nuk është papastërti që të pengon në faljen e namazit, kështu që me ato rroba mund të falesh dhe mos të lëshë namazin.

Hoxhë Enis Rama

Comments are closed.