Përgjigje:  Ka thënë dijetari i madh Muhammed bin Salih El Uthejmin -Allahu e mëshiroftë:
“Lejohet që Vitri të falet tri rekate, pesë, shtatë dhe nëntë.
Nëse e fal tri rekate ka dy forma:

Forma e parë: T’i fali tri rekate me një ulje në rekatin e tretë, pra me një teshehud në fund.

Forma e dytë: Të jap selam pas dy rekateve dhe pastaj të fal një rekat.

Të dyja këto forma kanë ardhë në Sunnet. Nëse vepron një herë të parën e një herë te dytën kjo është diçka e mirë.

Pra, lejohet t’i fali tri rekate me një selam por me një teshehud e jo me dy teshehude, sepse nëse e fal me dy teshehude i ngjason namazit të Akshamit dhe për këtë ka ardhë ndalesë nga profeti -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-, që namazi i Vitrit të mos i ngjasojë namazit të Akshamit”.

Sherh El Mumtii 4/14-16.