Pyetja:

A lejohet të hahet mishi i rosave dhe pëllumbave?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut!

Vendimi i përgjithshëm për ushqimin dhe pijet

Parimi themelor në lidhje me ushqimin dhe pijen është se ai është i lejuar përveç nëse ka dëshmi se është haram. Allahu thotë: “Ai është që krijoi për ju gjithçka që gjendet në tokë”. (Bekare: 29)

Ibn Abasi ka thënë: “Njerëzit e xhahilijetit (injorancës) hanin disa gjëra dhe përmbaheshin nga të tjerat, sepse i shihnin të pavlera. Pastaj Allahu i Lartësuar e dërgoi Pejgamberin e Tij ﷺ, shpalli Librin e Tij dhe shpjegoi atë që është e lejuar dhe çfarë është e ndaluar. Çfarëdo që ka lejuar Kurani është e lejuar dhe çfarëdo që ka ndaluar është e ndaluar, dhe çfarëdo që nuk përmend është e falur. Pastaj lexoi: “Thuaj (o Muhamed): Unë nuk gjej në atë që më është shpallur asgjë të ndaluar për të ngrënë nga ai që dëshiron ta hajë atë, përveç nëse…” (En’am:145) deri në fundin e ajetit.” [1]

Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Lloji i dytë është ai për të cilin nuk është transmetuar ndonjë ndalesë; lejohet, por me kusht që të theret siç duhet, si rosat dhe shpendët e ujit”. [2]

A është hallall mishi i rosave dhe pëllumbave për t’u ngrënë?

Në lidhje me rosat dhe pëllumbat, nuk ka asnjë argument që sugjeron se është haram ngrënia e tyre, kështu që kthehemi te parimi fillestar, që është se ato janë të lejuara.

Në fakt, lejueshmëria e ngrënies së pëllumbave mund të shihet në faktin se sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) kanë vendosur që nëse një muhrim (haxhi në ihram) gjuan pëllumbat e Haremit (vendit të shenjtë), shlyerja për këtë është një dele, që tregon se lejohet ngrënia e tyre (pëllumbat ndalohet gjuetia e tyre kur janë në ihram dhe brenda kufijve të Haremit).

Ibn Kudame ka thënë:  “Vendime të ngjashme kanë dhënë Omeri, Othmanmani, Ibn Umeri, Ibn Abbasi dhe Nafiu…” [3]

Neveviu  ka thënë: “Shokët tanë u pajtuan njëzëri se është e lejuar të hahet struci, pula, rosat, rrënojat, harabeli, larka, frankolina dhe pëllumbat…” [4]

Ai gjithashtu tha: “Çdo gjë që jeton në ujë dhe në tokë, duke përfshirë shpendët e ujit si rosat, patat dhe kështu me radhë, është hallall siç u tha më lart, por nëse ndonjë nga këto ngordh nga shkaqe natyrore (dmth., nuk theret në mënyrën e duhur) nuk është hallall dhe nuk ka dallime të mendimeve të dijetarëve në këtë pikë. Përkundrazi, është thelbësore që ajo të theret siç duhet.” [5]

Allahu e di më së miri.

islamqa.info

———————————

[1] Ebu Davudi (3306); i klasifikuar si sahih nga Albani

[2] Fet’h El-Bari.

[3] El-Mughni, 3/247.

[4] Sherh El-Muhadhdheb, 7/22.

[5] Sherh El-Muhadhdheb, 9/35.

Comments are closed.