Pyetja:
A lejohet të kryejmë ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e shenjës nga fytyra?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Operacioni për të hequr disa deformime që mund të shfaqen në trup është i lejueshëm, për sa kohë që operacioni nuk do të çojë në një dëm më të madh që ndikon në trupin ose shëndetin e pacientit. Nëse vërtetohet, bazuar në mendimin mjekësor, se nuk do të ketë dëm nga një operacion i tillë, nuk ka asgjë të keqe ta bësh atë.
Shejh Ibn Baz u pyet: “Unë jam një djalë i ri, tetëmbëdhjetë vjeç dhe jam gati të martohem. Unë kam një plagë në fytyrën time, e cila më bën të ndihem i turpëruar para njerëzve. A lejohet që të bëj një operacion në fytyrën time për të mos u dukur i shpërfytyruar para njerëzve?”
Ai u përgjigj: “Nëse ka ndonjë mbresë nga lija në fytyrë, ose ndonjë gjë tjetër në fytyrë që e shpërfytyron atë, nëse mjekët kanë ndonjë mënyrë për t’i hequr këto plagë dhe për ta lehtësuar pacientin nga ky shpërfytyrim, nuk ka asgjë të keqe në këtë…” [1]
Komisioni i Përhershëm është pyetur për një të ri, i cili kishte një zgjatje të eshtrave të dukshme në gjoks. Ata u përgjigjën: “Është e lejuar për ju që të bëni një operacion estetik për të hequr këtë zgjatje, nëse ka shumë gjasa që procedura të jetë e suksesshme dhe të mos shkaktojë ndonjë dëm që do të jetë më i madh ose i barabartë me përfitimin e kërkuar.” [2] Allahu e di më së miri.
islamqa.info
———————————
[1] Shejh Ibn Baz,”Fataua Nur ala ed-Darb” 20/307
[2] vëll. 1 25/63
Comments are closed.