Pyetja:

U fala pranë dikujt në një xhami dhe e dëgjova duke recituar dy nga lutjet hyrëse të namazit. A ka thënë ndonjë nga dijetarët se kjo është e lejuar?

***

Përgjigjja: 

Falënderimi i takon Allahut.

Ajo që duket të jetë rasti nga suneti, është se adhuruesi duhet të recitojë vetëm një nga lutjet hyrëse.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ heshtte ndërmjet tekbirit fillestar dhe leximit të sures Fatiha, dhe ajo periudhë heshtjeje ishte e shkurtër. I thashë: “U bëfshin kurban babai dhe nëna ime për ty, O i Dërguar i Allahut! Kur heshtni ndërmjet tekbirit dhe këndimit, çfarë thoni?” Ai ﷺ tha: “Unë them: “All-llahumme ba’id bejna we bejne hatajaje kema ba’adte bejnel meshriki wel magrib! All-llahumme nekkini min hatajaje kema junekkath-thewbul ebjedu mined-denes! All-llahummegsilni min hatajaje bith-thelxhi wel mai wel berad.” (O Allah! Më largo nga mëkatet e mia ashtu si ke larguar lindjen nga perëndimi. O Allah! Më pastro nga mëkatet e mia sikurse pastrohet pëlhura e bardhë nga papastërtitë. O Allah! Më pastro nga mëkatet e mia me borë, ujë dhe breshër.)[1]

 

Shejh Ibn Uthejmin u pyet: “A mund të kombinojë njeriu dy lloje të lutjeve hapëse?”

Ai (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj: “Ai nuk duhet t’i bashkojë dy lloje të lutjes hyrëse, sepse është transmetuar saktë në dy Sahihat se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: … Dhe citoi hadithin të përmendur si më sipër.

Pastaj tha:

“Kur dikush e pyeti Profetin ﷺ se çfarë duhet të thoshte (në lutjen hyrëse), ai i tregoi atij vetëm një lutje. Kjo tregon se nuk është e përshkruar të kombinohen lloje të ndryshme të tyre.” [2]

Shejh Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Suneti është ndryshimi i lutjes hyrëse. Profeti ﷺ nuk i bashkoi ato. Ndonjëherë ai lexonte lutjen hyrëse që është transmetuar në hadithin e Omerit: “Subhanekall-llahumme we bihamdike we tebarakesmuke, we te’ala xhedduke, we la ilahe gajruke” (O Allah! Ti je pa të meta. Ty të bëj lavdi! Emri Yt është i bekuar, Madhëria jote është e Lartësuar, dhe askush pos Teje s’ka të drejtë të adhurohet!) [3]. Dhe ndonjëherë ai lexonte atë që është transmetuar në hadithin e Ebu Hurejres: “All-llahumme ba’id bejna we bejne ḣaṭajaje...(O Allah, largomë prej gjynaheve…) që transmetohet në Sahihat…”[4]

Disa nga dijetarët janë të mendimit se nuk ka asgjë të keqe të bashkohen lutjet hyrëse në një namaz të vetëm.

Pikëpamja e Ebu Jusufit, shokut të Ebu Hanifes, dhe e një numri të shafive, duke përfshirë Ebu Is’hak el-Maruazi dhe el-Kadi Ebu Hamid – dhe është gjithashtu pikëpamje e favorizuar nga el-Vazir ibn Hubejre, i cili ishte një nga shokët e Imam Ahmedit – është se dy nga lutjet e transmetuara si më lartë (nga Omeri dhe Ebu Hurejra) mund të bashkohen së bashku.

Neveviu gjithashtu rekomandoi që lutjet hyrëse të përfshijnë të gjitha versionet që janë transmetuar, për atë që falet vetë dhe për imamin, nëse ata që falen pas tij i japin leje për ta bërë këtë. [5]

Shejh Muhamed ibn Muhamed el-Mukhtar esh-Shinkiti u pyet: “A lejohet bashkimi i versioneve të transmetuara të lutjeve hyrëse në namaz, apo adhuruesi duhet të lexojë vetëm njërën prej tyre?

Ai (Allahu e ruajttë!) u përgjigj:

“Pikëpamja që u favorizua nga një numër dijetarësh është se ai duhet ta ndryshojë atë, kështu që ai duhet të lexojë një lutje ndonjëherë, dhe një tjetër ndonjëherë, sepse dallimi këtu ka të bëjë me ndryshimin, dhe transmetimet nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën. Bazuar në këtë, ai duhet ta ndryshojë atë, kështu që ai mund të lexojë një lutje në një namaz dhe një lutje tjetër në një namaz tjetër, sepse kjo ishte praktikë e të Dërguarit të Allahut ﷺ.

Por nëse ai i bashkon të gjitha në një lutje, atëherë ka dy pikëpamje dijetare. Pikëpamja e parë është ajo e favorizuar nga Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë), që është se nuk ka asgjë të keqe të bashkohen këto lutje. Pikëpamja tjetër është ajo e favorizuar nga Shejhul-Islami dhe të tjerët, që është se nuk ka asnjë raport që flet për bashkimin e tyre; prandaj ai duhet ta kufizojë atë vetëm në atë që është transmetuar.

Ajo që është më e mirë dhe më e kujdesshme është që individi ta kufizojë atë vetëm në atë që është transmetuar, kështu që ai duhet të lexojë njërën lutje në namazet e tij ndonjëherë, dhe të lexojë një tjetër në namazin e tij ndonjëherë, siç është transmetuar nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). [6]

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————-

[1] Buhariu (744) dhe Muslimi (597)

[2] Fetaua Ibn ‘Uthejmin (13/122)

[3] Ebu Daudi (Sahih Tirmidhi)

[4] Fetaua Nur ‘ala ed-Darb nga Ibn Baz (8/172)

[5] el-Mausuah el-Fikhijjeh (4/52)

[6] Sherh Zad el-Mustakni nga Shejh esh-Shinkiti