Pyetja:
A lejohet leximi i Kuranit me zë të lartë brenda në xhami?
***
Përgjigjja:
Nuk i lejohet një muslimani të ngrejë zërin gjatë leximit brenda në xhami apo diku tjetër, nëse kjo i shqetëson njerëzit që e rrethojnë, qofshin namazli apo të tjerë që janë duke lexuar. Prej sunetit është të lexojë në atë formë që mos t’i lëndoj të tjerët.
Këtë e themi duke u bazuar në hadithin e Profetit ﷺ i cili një ditë doli para njerëzve në xhami, ndërkohë që ngrinin zërin duke lexuar dhe u tha: “O njerëz! Të gjithë i luteni Allahut, prandaj askush të mos e ngrejë zërin më shumë se dikush tjetër.” Ose ka thënë: “Mos i ngrini zërat ndaj njëri-tjetrit.” [1]
Shejh Ibn Baz, Fetau 12/392
Përktheu: Fatjon Isufi
————————————
[1] Ahmedi