Pyetje: A lejohet të mbash një orë që përmban një gur të vogël diamanti?
Përgjigje: Po lejohet sepse nuk ka ndonjë ndalesë për këtë në Islam.
Hadithet që përmendin ndalimin e veshjes së floririt për burrat sipas dijetarëve të Islamit janë të veçanta për floririn dhe nuk përfshijnë çdo gurë tjetër të çmuar.
Ibën Rexhebi ka thënë:
“Ndalesa është e kufizuar vetëm për unazën prej ari dhe nuk shtrihet në materiale të tjera. Ashtu siç ndalesa e mëndafshit nuk zgjerohet edhe për materiale më të shtrenjta se ai”
Shih librin e autorit me titull: Ahkam El-Khauatim: 84.
Aq më tepër se këtu bëhet fjalë për një copë të vogël sepse copëza të vogla edhe sikur të ishin prej floriri sipas mendimit më të saktë lejohet -siç thotë Shejhu i Islamit Ibn Tejmije- sepse ndalimi ka ardhur për ato zbukurime ku e gjitha është flori.




