Përgjigja: Kënga dhe instrumentet janë të ndaluara për burrat. Sa iu përket defave, me sa di unë, ajo lejohet vetëm për gra në dasma dhe manifestime, siç thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
“أعلنوا النكاح واضربوا عليه بالدف
Shpalleni martesën dhe rrihni defat”.
Nga përditshmëria e sahabeve mund të konkludohet se, përveç grave, askush nuk iu binte defave. Madje, edhe për gra, rënia e defit kushtëzohet me:
• Mos ngritje të zërit,
• mos përzierje me burra, dhe
• mos kërcim dhe vallëzim.
Ndërsa sa i përket ndërtimit të xhamisë nga këto burime, kjo nuk bën, ngase fitimi është i keq. Disa dijetarë kanë thënë: Nëse këngëtarët pendohen, atëherë ato para mund të përdoren për objekte përcjellëse të xhamisë, si: tualetet, apo në interes të përgjithshëm, si: ndërtimi i rrugëve, etj.
Aid el-Karni
Burimi: http://www.islamweb.net
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI




