Pyetja:
A lejohet të mbash qelime për të vdekurin?
***
Përgjigjja:
Këndimi apo mbajtja e qelimeve, aspak nuk bën dobi për të vdekurin. Ajo nuk ka kurrfarë baze në Sheriatin e Allahut. Ndër veprat të cilat mund apo nuk mund të bëjnë dobi për të vdekurit, asnjëherë në literaturën islame nuk përmendet qelimja, andaj ky veprim, jo vetëm që nuk i bën dobi të vdekurit, por edhe është një risi-bidat, që mund të numrohet edhe si mëkat, pasi feja e Allahut është e kompletuar dhe është mëkat që dikush në te të fut gjëra të reja. Transmeton Aisheja se i Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë: “Kushdo që shpik në fenë tonë gjëra të jashtme, ato janë të refuzuara.”
Fjala La ilahe il-lAllah duhet të jetë pjesë e jetës së çdo muslimani që duhet të jetojë me të dhe përmbajtjen e saj, në të kundërtën recitimi i kësaj fjale nga të tjerët për ty, aspak nuk të bën dobi.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku