Pyetja:

Jam studente e gjermanistikës në perëndim. Elhamdulilah studimet më shkojnë mbarë. Kam filluar të mësoj dhe arabishten (njëkohësisht edhe të mësoj për provime në fakultet të arabishtes). Kam tani një pyetje: a është haram të filloj të mësoj hebraishten,jo nga lakmia që kam për ata njerëz si popull mirëpo nga kurioziteti ose të jem e vyer për Islamin nëse i lexoj gjërat e tyre ose diçka të tillë?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut të madhëruar. Lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Mësimi i gjuhës çifute merr dispozitën e qëllimit pse synohet një gjë e tillë. Kush e mëson atë për t’u siguruar nga kurthet e tyre, për t’i njohur fshehtësitë e fjalëve të tyre, të nxjerr në pah armiqësinë që kanë ndaj muslimanëve, në këtë rast mësimi i kësaj gjuhë është vepër e mirë për të cilën do shpërblehet. I Dërguari, ﷺ, urdhëroi Zejd ibën Thabitin të mësojë gjuhën e çifutëve për shkaqe sigurie, dhe ai e mësoi për disa ditë. Tregon Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “I Dërguari më urdhëroi dhe mësova gjuhën e çifutëve. Ai dhe më tha: “Unë, pasha Allahun, nuk ndihem i sigurt për librin tim nga çifutët” prandaj e përvetësova pa kaluar gjysma e muajit. Kështu shkruaja për të kur duhej të shkruante dhe lexoja për të kur i duhej të shkruante.” [1]

Për sa i përket atij që mëson gjuhën e tyre për t’u integruar në shoqërinë e tyre, për t’u shoqëruar me ta, për t’ju shërbyer, për t’i ndihmuar në mosbesimin, padrejtësinë dhe shtypjen e të tjerëve si dhe për t’i ndihmuar kundër muslimanëve, kjo llogaritet pasim i rrugës së tyre. Mu për këtë Allahu ka thënë: “Ju të dy qëndroni ashtu siç jeni e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë” (Junus, 89)

Po ashtu thotë: “Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.” (Xhathije, 18)

Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ruhuni nga zhargoni i të huajve.” Ai që madhëron gjuhët e huaja dhe e përbuz arabishten, ai në fakt është prej miqve të kundërshtarëve të fesë.

Burimi: albislam.com

———–

[1] Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Albani e konsideron të saktë.