Pyetja:

Unë kam sëmundjen e sheqerit dhe mjeku më ka thënë të mos agjëroj. U bë katër vite që nuk agjëroj Ramazanin, çfarë të veprojë?

***

Përgjigjja:

Allahu thotë:

Kush prej jush është i sëmurë ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai le të agjërojë më vonë aq ditë (sa i kanë mbet pa agjëruar).” (Bekare: 184).

Nëse shpresohet që do t’i kompenzosh këto vite agjërimi më vonë, bën sabër dhe kompenzoi atëherë kur të shërohesh, qoftë edhe pas disa viteve. Mirëpo, nëse mjeku konkludon ose vjen në përfundim se ti nuk ke mundësi të agjërosh as tash e as në të ardhmen, sepse sëmundja është vazhdueshme (kronike) e nuk shpresohet shërimi, atëherë ty të takon ta ushqesh çdo ditë nga një të varfër.

Në lidhje me këtë, Allahu thotë:

E ata që i rëndon agjërimi (nuk mund të agjërojnë), ata janë të obliguar për kompenzim, ushqim ditor i një të varfëri. (Bekare: 184).

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan

Përktheu: Suad Shabani