Pyetja:
A lejohet të shkruajmë me dorë të majtë?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ.
Të shkruajmë me dorë të majtë nuk ka ndonjë ndalesë fetare, por i ndaluar është ngrënia dhe pirja me dorën e majtë. Shokët e Pejgamberit ﷺ, e pëlqenin që edhe marrjen dhe dhënien e sendeve ta bënin me të djathtën.
Hoxhë Alaudin Abazi