Pyetja:

A lejohet të studioj në “Banka dhe financa”?

***

Përgjigjja:

Fillimisht duhet të dini se bankat sot janë të ngritura dhe veprojnë me kamatë. Është e qartë se kamata është njëra ndër gjynahet e mëdha dhe puna me të është haram, e ndaluar. Allahu i Lartësuar thotë: “Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatën e ka ndaluar.” Bekare: 275

Ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kamata i ka 73 porta, më e lehta është sikur ai njeri të bëj marrëdhënie me nënën e tij.” [1]

Gjithashtu ai ﷺ ka thënë: “Largohuni prej shtatë mëkateve shkatërruese (rrënuese)”. Shokët e tij i thanë: ‘O i Dërguar i Allahut, cilat janë këto mëkate?’ (Ai) Tha: ”Të bërit rival Allahut (shirku), magjia (sihri), mbytja e njeriut që e ka ndaluar Allahu me përjashtim nëse këtë e kërkon drejtësia (e fesë), keqpërdorimi (ngrënia) i pasurisë së jetimit, ngrënia e kamatës, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja ndaj grave të ndershme besimtare.” [2]

Dëshiroj t’ua kujtoj edhe një gjë, pasi që jeni ende nuk jeni regjistruar në fakultet mundohuni që sa më shumë të fitoni informacion dhe njohuri mbi Islamin në përgjithësi! Kjo do t’ju ndihmoj që më pas të orientoheni për studime. Gjithashtu ju kisha këshilluar që ta keni në bibliotekën tuaj librin “Hyrja në Ekonomi dhe Financat Islame”.

Përgatiti: Hoxhë Alaudin Abazi

————————-

[1] Ahmedi
[2] Buhariu