Nuk prish punë të thuash sa të duash. Ajo që është transmetuar se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë
“Rabbi gfirli Rabbi gfirli” dy herë në mes dy sexhdeve, nuk tregon kufizim. Mund të thuash një herë, dy herë e më
shumë. Madje Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur ka falur namaz nate në një rast, e ka zgjatur leximin e Kuranit (në kijam), po ashtu aq e ka zgjatur rukunë, qëndrimin pas rukusë, sexhden dhe po aq apo përafërsisht e ka zgjatur edhe qëndrimin mes dy sexhdeve, ku dhe e ka përsëritur vazhdimisht dhikrin “Rabbi gfirli Rabbi gfirli…” Është mirë që leximi i Kuranit, rukuja, qëndrimi pas rukusë, sexhdeja dhe qëndrimi pas sexhdes të bëhen përafërsisht njëjtë (në zgjatje) gjatë namazit. Kështu ka qenë adeti i Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem zakonisht.
Hoxhë Lulzim Perçuku