Business man cover face with question board

Pyetje: A lejohet të thuhet: “Sa përqeshës është kaderi (caktimi)?”

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij.

—Kjo shprehje nuk lejohet të përdoret për dy arsye:

E para: Për shkak të asaj që nënkupton si një pakënaqësi ndaj caktimit të Allahut, ndërkohë që muslimani duhet të jetë i kënaqur me atë që ka përcaktuar Allahu, qoftë e ëmbël apo e hidhur.
Transmetohet nga Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Shpërblimi i madh vjen me sprova të mëdha, dhe vërtet, kur Allahu e do një popull, e vë në sprovë. Ai që është i kënaqur, do të ketë kënaqësinë e Allahut, ndërsa ai që është i pakënaqur, do të ketë zemërimin e Allahut.”
(E transmeton Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu, dhe është hadith i mirë sipas Albaniut.)

E dyta: Sepse përmban cilësimin e përqeshjes (talljes) ndaj kaderit (caktimit), dhe kjo nuk lejohet.
Shejh Beker Ebu Zejd në librin Mu‘xhem el-Menahil-Lafdijje, fq 122 ka thënë:
“Nuk thuhet: ‘Deshi urtësia e Allahut’, as ‘Deshi fuqia e Allahut’, as ‘Deshi kaderi’, e as ‘Deshi përkujdesja e Allahut’, dhe kështu me radhë për çdo gjë që ia atribuon veprimin cilësive (të Allahut). Por, duhet të thuhet: ‘Deshi Allahu’, ‘E kërkoi urtësia e Allahut’, ‘E kërkoi përkujdesja e Tij’, e kështu me radhë.”

Allahu e di më së miri.

Dr. Adelina Kuçana