A lejohet me i dhënë mish kurbani një personi që vet ka bërë kurban?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.
▣ Po, lejohet që t’i japësh mish kurbani atij që mund të ketë bërë vetë kurban, ndonëse do të ishte mirë që t’u jepet të varfërve dhe atyre që ndoshta nuk e kanë mundësinë e bërjes së kurbanit.
▣ Thotë Allahu në Kuran:
“Hani prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të vobektin e të varfërin.”
(Haxh: 28)
▣ Dhe transmetohet nga Seleme ibën El-Ekveu (radiallahu anhu) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Hani (nga kurbani juaj), ushqeni (të varfërit) dhe rezervoni prej tij.”
▣ Dhe Ibn Uthejmijn – Allahu e mëshiroftë – thotë:
“Ushqimi i të tjerëve përfshin dhurimin për të pasurit dhe sadakanë për të varfërit.”
▣ Allahu e di më së miri!
Dr. Adelina Kuçana




